MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 9

Shpërthen Kukësi e Laçi, Tirana bie në Ballsh

23.10.2019 - 14:51

Janë luajtur 3 ndeshje të javës 9 të Kategorisë Superiore në futboll. Bie në sy fitorja e thellë e Kukësit dhe e Laçit, përkatësisht 4-1 ndaj Luftëtarit dhe 3-0 ndaj Teutës. Ndërsa Tirana bie sërish, kësaj here në Ballsh, 3-1.

Me këto rezulate është ngjeshur sërish kreu, ndërsa shtohen shanset e Laçit për të mbijetuar. Ndërkohë, Partizani nesër ndaj Skënderbeut ka shansin të marrë kreun e renditjes nëse merr maksimumin.

Kukësi-Luftëtari 4-1 (2′ Et’hemi, 26′, 63′ Shkurtaj, 51′ Rroca / 56′ Çela)

Praktikisht kjo ndeshje është zgjidhur që në pjesën e parë, kur verilindorët shënuan dy herë në portën gjirokastrite. Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Lushnjës.

Një rezultat që fut në shina Kukësin për titullin kampion, ndërsa Luftëtari tashmë rrezikon shumë që në mbyllje të fazës së parë. Vasil Shkurtaj kryeson në listën e shënuesve më të mirë me 7 gola.

Kukësi: Xhika, Teqja, Obanor, Kitanovksi, Gavazaj, Musolli, Limaj (70′ Maliqi), Rroca (77′ Daku), Ethemi (46’Lulaj), Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Lala (65’Lika), Demo, Qato, Açka, Hyseni (46’Oshafi), Dushkaj, Renja (28’Çela), Rapo, Fili. Trajner: Jorgos Marantas

Kartonë të verdhë: Obanor / Demo

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Nertil Bregasi, Reanto Mala, Erjon Bastari

Bylis-Tirana 3-1 (5′ Goxha, 23′, Guindo, 69′ Celis/ 64′ Dunga

Gabime foshnjarake të bardhebluve në Ballsh, teksa pësojnë 2 gola në pjesën e parë. Arrijnë të ngushtojnë në mesin e pjesës e dytë, por Bylis ndëshkon sërish.

Një fitore me mjaft vlerë për mallakastriotët, që ngjiten të parët provizorisht në renditje, ndërsa tashmë trajneri Ardian Mema me siguri nuk do të drejtojë më Tiranën.

Bylis: Hidi, Ymeralilaj, Bicaj, Goxha, Peposhi, Ntepe, Murataj, Mëllugja, Ndreca, Qardaku, Guindo. Trajner: Veljko Dovedan

Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Karabeci, Hasani, Cobbinah, Cale, Dunga. Trajner: Ardian Mema

Gjyqtar: Andi Koçi

Laçi-Teuta 3-0 (20′ (p), 29 Nuabueze, 50′ Xhixha)

Laçit i duhej fitorja me patjetër dhe ka arritur ta marrë atë, madje duke shënuar plot 3 gola në portën durrsake. Laçi mbetet në vend të tetë, por tashmë diferenca me skuadrat para është më e vogël.

Ndërsa durrakët humbin kreun në një ndeshje ku pritej të bënin më shumë. Teuta nuk fiton prej 3 vitesh në Laç, duke qenë një nga transfertat më tabu.

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatovic (80′ Malçi), Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze (72′ Berisha). Trajner: Armando Cungu

Teuta: Frashëri, Todorovski (75′ Kapllani), Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, Avdyli (46′ E. Vila), Basit, Nikac (59′ F. Beqja). Trajner: Bledi Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Lushkja / Arapi, Kallaku, Hoxha

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 7

“Ringjallet” Tirana, bie Flamurtari


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin