Sikundër thamë më siprë, shqiptarëtë gjithëmonë janë vrar’ e përpjekur e kanë cpërkaturë të tërë faqen’ e dheut me gjak të tyre; po nga gjaku i shqipëtrëvet të tjerë kanë fituarë, Shqipëria s’ka parë nonjë të mirë. Shumë shqiptarë janë çquarë e kanë treguarë vetëhen në dituri e në të tjerë gjërëra: me këta të tjerë mburenë e jo shqiptarët’ e Shqipëria./Konica.al
Me Pyrron’ e më Aleksandrinë mburenë grekërit e i quajnë grekër. Maqedonasitë, që me trimërit të tyre muarrë gjithë botënë në pakë kohë, nuk’ i suallë nonjë të mirë Shqipërisë, po grekëritë, q’ishinë armikët e tyre, u ranë pas e i rrethuanë, edhe këta fituanë nga gjaku, që derdhë ata. Se maqedonasitë përndanë nëpër gjithë vëndet, që muarrë, gjuhën’ e qytetërinë e grekët e jo të tyrenë, q’ish shqipja. E shum’ e botësë edhe sot maqedonasitë i zënë për grekër. Vërtetë, të mos ishinë maqedonasitë, gjuha e greqet e qytetëri’ e tyre do të mos kishin marrë dot kurrë këtë bujë, që ka sot, edhe mbase do të kish humbur’ e t’ish haruarë fare; se shkoll’ e Aleksandrisë edhe të dituritë, q’arrinë n’Egjyptë në kohët të Ptolemenjet, e bënë gjuhën’ e qytetërin’ e greqet të përndahetë e të dëgjohetë me gjith’ anët të dheut.
Ptolemenjtë, q’ishin fjeshtë shqiptarë shqiptarë nga Çamëria, e gjithë maqedonasitë lanë gjuhën’ e tyre, shqipenë, më nj’anë të haruarë e të paditurë e vunë përpara greqishtenë, gjuhën’ e Dhimosthenit, që ka folurë aqë kuntrë maqedonaset.
Pas grekëvet erdhë romanëtë; edhe këta fituanë shumë nga shqipëtarëtë: trimëri’ e shqipëtarëvet e mendj’ e tyre shërbente mburjen’ e romanëve e jo të tyrenë. Shumë njerëz trima e të diturë kan’ arriturë edhe në kohë të këtyre në mest të shqipëtarëvet, po bota i ka njohurë si romanë e jo si shqipëtarë.
Pas romanëvet e erth radha tyrqet. Shqiptarëtë, duke pëzjerë me tyrqitë, kanë marrë anë në të gjithë luftërat, që bënin e që fitoninë këta kuntrë gjithë botësë; edhe më të madhe në trimëri e më të miratë punëra i bënin shqipëtarëtë, po emëninë e kishinë tyrqitë, edhe gjithë bota i dinte tyrq e njeri s’i njihte si shqipëtarë. Më të mbëdhenjt’ e më të mirët’ e vezirëvet të Tyrqisë ishin shqiëptarë, si Sinan Pasha që ka marrë Jemenë e ka shpënë fjamurin’ e Tyrqisë gjer në detet t’Indisë, si Qyprilinjtë q’ë kanë shpëtuarë mbretërin’ e Tyrqisë nga një rrezik të math e e forcuanë aqë këtë mbretëri, sa van’ e rrethuanë Vjenënë. Edhe shumë të tjerë njerëz të mbëdhenj e burra trima kan’ ardhurë, prej të cilëve Tyrqia ka fituarë shumë, po Shqipëria aspakë.
Në kohërat të pastajme shqiptarëtë myslimanë kanë punuarë e janë vrarë për tyrqitë e shqipëtarëtë e krishtenë për grektë, për këta dy kombe, të cilëtë, as njëri as tjetri s’ua dinë të mirënë ja çpërblejnë me të keqe duke përpjekurë për ngjalljen’ e për dlirin e Greqisë, kanë qënë fjeshtë shqiptarë e jo grek; po nga trimëri’ e tyre ka fituarë shumë Greqia e jo fare Shqipëria. Në syt të botësë lëftonin greqt me tyrqitë, po në të vërtetë lëftoninë shqiptarët’ e krishtenë me shqipëtarëtë myslimanë. Kur muntnin’ ata, fitonte Greqia; kur muntninë këta, fitonte Tyrqia; po gjaku, që derdhesh nga të dy anët, ish gjak shqipëtari,. Shqipëtarëtë vritenë vëlla me vëlla, të tjerë fitojnë. Shqipëtari e ka derdhurë gjithënjë gjaknë pa kurcim, po e ka derdhurë kot; kurrë Shqipëria s’ka fituarë nga gjaku i shqipëtarëvet: gjithënjë të huaj edhe armikë të Shqipërisë kanë fituarë nga ay gjak e i vjejturë e i derdhurë pa mendim./Konica.al
Jo vetëm me kordhë e me gjak, po edhe me pëndë e më mënt shqipëtarëtë kanë shërbëtuarë gjithënjë të huajtë. Me të mos shkruarë greqisht, llatinisht, shqahisht, tyrqisht a arabisht; edhe me emënit të tyre mburrenë të zott e këtyre gjuhëve e shqiptarëtë pandehenë t’egër’ e të paditur, gjith’ i qeshinnë duke thënë se ja u ka ngrënë buallica livrën’ e tyre.
Po Aristoteli, m’i madh’ i filosofëve të Greqisë së vjetërë, ishte maqedonas, do-me-thënë shqipëtar e jo grek. Vërtet në Stagjyrë, tek ka lindurë, ishinë edhe ca greq t’ardhurë, po fytyr’ e Aristotelit, që shohimë n’agalmët të ti edhe gjuha greqisht, q’e ka shkruarë të përtuarë e jo aqë të drejtë si edhe miqësia, që kish me Filipnë, anëmikun’ e greqet, e të tjera shënja tregojnë se ky filosof i math nukë ish lindurë prej nonjë nga greqtë, që kishin’ ardhurë në Stagjyrë, po prej një stagjyraku vëndës e ish maqedonas, do-me-thënë shqipëtar i fjeshtë.
Në kohë të tyrqet kan’ ardhurë shumë shqiptarë të ditur, që kanë shkruarë livra e vjersha tyrqisht a arabisht. Vetëm vjershëtarëtë shqipëtarë, që kanë shkruarë vjersha tyrqisht janë aqë të shumtë, sa emënat’ e tyre mund të mbushinë një livrë të tërë.
Jahja Beu, q’është një nga më të mbëdhenjt’ e nga më të dëgjuarëtë e vjershëtarëvet tyrq, është shqipëtar.
Shqipëtarët’ e kanë treguarë gjithë jetënë që janë të zottë edhe me kordhë edhe me pendë, edhe me trimëri edhe me mënt e me dituri, e Shqipëria ka nxjerrë shumë njerëz’ të çquar’e me nam të math, po nonjë nga ta s’ka punuarë për Shqipërit, e cila ka mbeturë gjithënjë e varfërë e e padëgjuarë, e me djemt’ e saj mburenë të tjerë vënde e të tjerë kombe. Është ndodhurë një shqipëtar i zoti të ngjallnjë Egjyptënë e të bënjë prej këtij të humbur’ e të prishurë, si ish atëherë, një vënt të pasur, e të ndriturë, si është sot. Një Mehmet Ali, shqipëtar i pamësuarë, u ndoth i zoti të shpëtonjë kështu një vënt të huaj e të largë, po kurrë një shqipëtar s’është ndodhurë t’i bënjë Shqipërisë një të mirë të këtill.
P’andaj duke mbaruarë këtë fjalë, themi prapë me hidhërim zëmre që: Shqipëtarëtë kanë punuarë gjithëmonë për botënë e jo kurrë për vetëhe . Vetëm një Skënderbe ka punuarë, në kohërat të shkuara, për Shqipërinë e vetëm ay është me të vërtetë mburje për Shqipërinë./Konica.al
Nga: “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë”