MENU
klinika

Vendimi i La Liga

Shtyhet “El Clasico”, ja kur do të luhet

18.10.2019 - 13:24

Protestat e shumta në Barcelonë kishin sjellë shqetësimin për ndeshjen “El Clasico”. Duke parë ngjarjet e fundit, La Liga anuloi datën 26 tetor, që ishte data sipas kalendarit.

La Liga u dha afat deri më 21 tetor dy klubeve që të marrin një vendim të përbashkët. Takimet ndërmjet Barçës dhe Realit kanë sjellë dhe dakordin mes dy klubeve.

el clasico
el clasico

Sfida më e madhe e Spanjës do të luhet më 18 dhjetor. Lajmi bëhet i ditur nga media afër dy klubeve, “El Chiringuito”. Barcelona shpreson që protestat të jenë ndalur deri në dhjetor dhe të mos rrezikohet asnjë ekip.

Kështu, bie poshtë idea e ndërrimit të fushave, që të luhej më parë në Madrid (26 tetor), ndërsa e kthimit në mars të luhej në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN