MENU
klinika

Gjesti antisportiv

Shtyu anësorin, jepet dënimi për Ribery

28.10.2019 - 18:33

Serie A ka marrë vendimin për francezin e Fiorentinës. Franck Ribery është dënuar me tri ndeshje pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes me Lazio-n mbrëmjen e së dielës.

Mesfushori francez ishte tepër i acaruar me arbitrin anësor pas vërshëllimës së fundit, ai e ka shtyrë virojtësin duke shkaktuar polemika.

Dënimi i tij ishte i pashmangshëm dhe paneli i disiplinës së kampionatit italian ka vendosur ta pezullojë për 3 ndeshje si dhe do të paguajë një gjobë 20,000 euro.

Ribery do të mungojë në ndeshjet ndaj Sassuolo-s, Parmës dhe Cagliari-t. Ai pritet të rikthehet më 24 nëntor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN