MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Si e bindi Reja presidentin Duka për rinovimin

15.10.2019 - 14:09

Edi Reja do të vijojë të drejtojë Kombëtaren shqiptare edhe pas përfundimit të fushatës eliminatore Euro 2020. Këtë e ka pohuar vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas fitores 4-0 në Moldavi.

Natyrisht, mbeten që palët të ulen dhe të diskutojnë për detajet e kontratës së re, por kjo do të ndodhë pas 17 nëntorit, me njëherë pas ndeshjes së fundit në grup me Francën. Po si e fitoi tekniku italian simpatinë e kreut të Federatës?

Duke përjashtuar humbjen në Francë përballë kampionëve të botës, Kombëtarja shqiptare ka bërë paraqitje të mira në të gjitha ndeshjet e tjera nën drejtimin e Rejës, madje edhe kur ka humbur në Islandë apo Turqi. Shqipëria ka humbur minimalisht në 2 transferta me gola aksidentalë, në Islandë e Turqi, por duke krijuar dhjetëra raste për shënim, qarkulluar topin dhe vetëm fati i keq nuk ka sjellë rezultat.

Kuqezinjtë, nën drejtimin e Edi Rejas, përballë ekipeve modeste, si Andorra dhe Moldavia, jo vetëm që bënë detyrën me fitore, por shënuan 9 gola dhe mos pësuar asnjë. Por si duket kanë qenë 3 ndeshjet e fundit ata që kanë bindur Dukën për rinovimin e Rejës.

Suksesi dhe shpirti i garës ndaj Islandës, paraqitja mbresëlënëse në Turqi me një presing si asnjëherë tjetër ndaj një rivali më të fortë në transfertë, si dhe fitorja historike ndaj Moldavisë bindën numri një të FSHF për vazhdimësinë e stafit teknik në krye të Kombëtares.

Edi Reja pritet të drejtojë Shqipërinë edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe në fushatën kualifikuese të Botërorit 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN