MENU
klinika

"Arkitekti i holokaustit"

Si u kap “kanibali” i zhdukur nga faqja e dheut për 14 vite

15.10.2019 - 10:49

        Pas pëfundimit të Luftës së Dytë Botërore, 30 000 nazistë i shpëtuan drejtësisë dhe u arratisën drejt Amerikës së Jugut. Mes tyre ishte dhe “Arkitekti i Holokaustit”, Adolf Eichmann, përgjegjës për organizimin e shfarosjes së 6 milionë hebrejve europianë, i zhdukur nga faqja e dheut për 14 vjet./Konica.al

Eichmann në gjyq: kërkimi i Eichman-it dhe çështja e tij lënë një mbresë në historinë e shekullit XX. Një mbresë e cila është portreztizuar në filmin “The Eichmann Show”.

Historia e arrestimit e këtij krimineli të sjell në mendje një homolog të trilluar – polici i paepur Javert dhe preja e tij Jean Valjean, në veprën e viktor Hygoit “Të Mjerët”.

 

Por ka një variacion tjetër të këtij tregimi. Gjuetari i Eichman-it (Eichmann Jager) detektiv i mprehtë , por një amator i talentuar.

Simon Visental , i lindur në Galicinë polake, kishte një prejardhje hebreje dhe ishte i mirëpërgatitur në regjimin Nazist – ai kishte kaluar 4 vjet në disa kampe përqëndrimi. Ai do të kërkonte shumë kriminelë nazistë që ishin shmangur vëmendjes së Aleatëve dhe t’i sillte përpara drejtësisë.

Në 1947 Visental, modestisht ai punonte vullnetarë në një qëndër dokumentimi në Linz të Austrisë, për të asistur në gjetjen e të afërmëve të tij hebrej. Gjatë fillimeve të tij ai planifikoi të gjurmonte mijëra nazistët vrasës që ishin me shumicë. Emri Adolf Eichman shfaqej sërish dhe sërish në dëshmitë e atyre që kishin vuajtur nga fshikullimi nazist.

 

Visentali mësoi se 89 të afërmë të tij ishin vrarë nga Seksioni IV B-4 (kreu i këtij seksioni ishte vetë Eichmann).

Ishte një punë e gjatë dhe e mundishme e mbushur me momente dramatike. Në pranverën e 1948-s Simon Visentali dinte mjaftushëm sa ishte në gjendje të rikonstruktonte bredhjet e Eichmann-it që pas përfundimit të luftës.

Ai kishte qënë me përgjatë fundit të luftës Eichmann kishte vizituar një sërë kampesh dhe pasi u arrestua në një kamp interrnimi amerikan, ai u arratis në fund të qershorit 1945. Visentali i ndoqi gjurmët e Eichmann-it me një gjakftohtësi detektivi.

Ai nuk do ta lejonte prenë e tij të shpëtonte.

Detektivi amator më pas e ktheu vëmendjen e tij tek familja e Eichmann-it. Ai mësoi se Eichmann-i do ta kalonte natën e Vitit të Ri me familjen e tij në Altausse. Por edhe pse pati mbështejen e policisë lokale ai sërish i humbi gjurmët.

Pas vitit 1946 Visentali ishte mëse i sigurtë se Ecihamnn nuk ishte më në Europë dhe ia kishte mbathur me ndihmën e ODESSA-s, një organizatë sekrete që ndihmonte ish-oficerët nazistë që të gjenin strehim në Amerikë të Jugut apo diku gjetkë.

Një nga një klegët e Visentalit e braktisën për të filluar një jetë të re. Edhe pse ai mendonte ashtu si disa ish-kolegë të tij se mbase ai vetë vuante nga një kompleks persekutimi, gjuetari nazist refuzoi të dorëzohej.

Në 1951 ai mësoi nga një një ish-oficer i Abëher-it (Inteligjenca e Ushtrisë Gjermane), se Eichmann-i ishte parë në Romë. Në Romë Eichmann kishte siguruar një kartë identiteti nga Vatikani e nevojshme për një vizë për vendet e Amerikës së Jugut, si Brazili apo Argjentina.

Fatkeqsisht, Visentali nuk kishte resurse të mjaftushme për ta ndjekur Eichmann-in në Brazil dhe Argjentinë. Por gjithsesi kërkimi do të kishte qënë i vështirë. E vetmja fotografi zyrtare e Eichmann-it ishte bërë 14 vjet më parë dhe identifikimi po bëhëj gjithnjë dhe më i vështirë. Visentali këmbëngulte.

Më pas në 1953 ai do të marri një informacion nga një baron i vjetër austriak. Monarkisti i dha direkcione se Eichmann-i po jetonte në Argjentinë në Buenos Aires dhe punonte për një kompani uji.

Gjuetari i Nazistëve ishte në dilemë. Çfarë mund të bënte një qytetarë i thjeshtë si ai?

Imigrantët gjermanë ishin më të privilegjuarit në regjimin e Juan Peronit. Thuhej se nazistët i kishin ofruar 100 milionë $ diktatorit argjentinas për të fshehur veprimtaritë e tyre kriminale gjatë viteve të luftës.

Duke e ditur se puna e tij këtu kishte mbaruar, Visentali përgatiti dy raporte të çështjejs së tij për Eichmann-in dhe ia dërgoi Kongresit Botërorë të Hebrejve në Nju Jork dhe autoriteteve izraelite./Konica.al

Edhe pse nuk dëgjoi ndonjë lajm nga izraelitët, Visentali filloi të besonte se mbase ata nuk ishin të interesuar më për fatin e armikut të tyre. Por izraelitët nuk kishin harrur.

Autoritetet izraelitet për të gjetur foton se si dukej Eichmann-i tani, iu bënë fotografi fshehurazi 4 vëllezërve të tij, duke përfshirë edhe vëllain e e tij Oto që kishte mjaft ngjashmëri me të.

Një skuadër sekrete izraelite u nis për në Buenos Ajres dhe e kapën Eichmann-in që po përdorete emrin “Rikardo Klement” dhe e nisën për në Israel. Me 23 maj 1960 Kryeministri David Ben Gurion e informoi Knessetin israelit (Parlamentin) që tashmë Eichmann-i ishte në burg.

Izraelitët u treguan më të drejtë me Eichmann-in se ç’kishte qënë ai me ta duke ia mundësuar të drejtën e një gjyqi, që zgjati nga 11 prill deri me 14 gusht 1961. Ai u akuzua për krime kundër hebrejve dhe krime lufte.

Shumë psikiatra e cilësua si normal. “Pasi e ekzaminova”, njëri tha, “më duket më normal se unë”. Një tjetër deklaroi se: “E gjitha sjellja e tij psikologjike, mënyra e sjelljes me gruan dhe fëmijët, mamanë dhe babanë nuk ishte vetëm normale por e dëshirushme.”

 

Në mesnatën e 31 majit 1962 Adolf Eichman shkoi në vendin e ekzekutimit në Ramle. Pasi kërkoi një shishe vere dhe piu gjysmën e saj, ai eci drej ceremonisë me dinjitet. Kur po i vendosnin kapuçin e zi, ai e refuzoi: “Nuk më duhet ajo”.

Trupi i Ecihmann-it u dogj dhe hiri u shpërnda jashtë ujrave të Izraelit./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Golgotha Shqiptare”, Si u gjet libri i holokaustit?

‘Serbët vranë 500 000 shqiptarë’