MENU
klinika

Nga The Economist

Singapori po e shfrytëzon ‘fatkeqësinë’ e Hong-Kongut?

09.10.2019 - 12:34

Nga çfarëdo këndvështrimi që ti shohësh protestat në Hong-Kong, rebelimi ose trazirat janë një fatkeqësi për ekonominë.

Dhe nëse ka një vend do të përfitojë nga problemet e Hong-Kongut, është qendra tjetër e Azisë Lindore, vetëqeverisëse, me shumicë kineze, financiare, tregtare dhe transporti: Singapori.

Të dy vendet gjithnjë janë dukur se kanë shumë gjëra të përbashkëta. Duke filluar që me lehtësinë e të bërit biznes, ku, Singapori ka vendin e dytë dhe Hong-Kong është në vendin e katërt në renditjen e Bankës Botërore të 190 vendeve.

Ngjarjet e katër muajve të fundit kanë dëmtuar reputacionin e Hong Kongut. Shumë biznese janë detyruar të mbyllen. Ndërsa protestat janë përkeqësuar, gazi lotsjellës, vandalizmi, etj, kanë bërë që disa pjesë të qytetit të jenë të rrezikshme fizikisht.

Në gusht, numri i turistëve që hyjnë në Hong-Kong ra me 39%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Numri i turistëve kinezë ra me 42%.

Në të kundërt, Singapori pati një rritje vjetore të turistëve nga Kina me 4% në gusht. Kina kontinentale përbën 21% të turistëve që vizitojnë Singaporin, krahasuar me gati 80% të atyre që shkojnë në Hong-Kong.

Shumë të pasur, në Kinë dhe Hong-Kong, kanë kohë që e kanë parë Singaporin si vend tërheqës. Atyre u pëlqen të investojnë në prona atje. Që nga fillimi i vitit 2017, blerësit kinezë të kontinentit kanë fituar më shumë se 1.000 shtëpi private në Singapor.

Megjithatë, pavarësisht nga trazirat e fundit, kjo është një zhvendosje më afatgjatë e veprimtarisë financiare institucionale nga një qendër në tjetrën.

Tashmë, Singapori ka një epërsi në shërbimet e administrimit të pasurive.

Shqetësimi është se Hong Kongu do të humbasë avantazhin e tij në aktivitete të tjera, të tilla si investime bankare dhe tregtimi i aksioneve. Rreziku do të intensifikohet nëse problemet e tanishme të Hong Kong-ut sjellin probleme edhe në marrëdhëniet e saj me Kinën.

Singapori dhe Hong-Kongu gjithashtu kanë ofruar modele politike rivale. Singapori ka qenë një demokraci iliberale; Hong Kong një autokraci liberale.

Njëri ka një qeveri të zgjedhur lirisht, por ligje të rrepta që e kufizojnë, për shembull. Tjetri ka një kryeshef ekzekutiv të “zgjedhur” nga disa qindra zyrtarë, por traditë të fuqishme të lirisë së fjalës dhe kuvendit.

Pra, kjo ka qenë një mundësi që Singapori, në mënyrë diskrete, të tregojë për stabilitetin e vet.

Shumë njerëz në Singapor mendojnë që liderët e Hong-Kongut po mundohen më kot për të shuar protestat: se ato janë në thelb për çështje ekonomike. Këto janë me të vërtetë shkaqet e pakënaqësisë. Po kështu është zhgënjimi nga vitet e jetesës në një sistem politik në të cilin vetëm disa zëra duket se janë dëgjuar.  Dhe ky është një zhgënjim që disa në Singapor, gjithashtu e ndjejnë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestuesit bojkotojnë mësimin

“Po vjen fundi”, Kina paralajmëron Hong-Kongun