MENU
klinika

Ja si ta kombinoni

Sipas të famshmeve shqiptare, kjo është kapela më “in”

28.10.2019 - 22:00

Vajzat e njohura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm, na kanë treguar aksesorin e preferuarin e tyre.

Megjithëse nuk është çudi, edhe këtë vit bereta do të vazhdojë të jetë aksesori më ‘in’.

Nëse nuk e keni ende një të tillë, duhet të shkoni ta blini.

Ne po ju ndihmojmë me disa ide kombinimesh dhe formash që i sjellin të famshmet shqiptare dhe me siguri do iu pëlqejnë:

Look pak më rock prej lëkure si Elvana Gjata

Bereta tradicionale prej stofi si e Xhensila Myrtezaj

Me një detaj dekorues që është rrjeta dhe të bën të dukesh sa moderne aq edhe klasike si Lori Hoxha

Era, ekstravagante me shkëlqim lustrafinë

Me printe të ndryshme dhe në këtë rast me zemra të kuqe si Arbana Osmani

‘Kokë e këmbë’ me të zeza dhe buzë të kuqë, si në rastin e Beatrix Ramosaj

Idetë sapo jua dhamë! Çfarë po prisni? E planifikuat kur do e vendosni dhe ju aksesorin më “in”?