MENU
klinika

Ndryshime nga sonda e mëparshme

Sonda Mars 2020 e NASA-s qëndron për herë të parë në 6 rrotat e veta

26.10.2019 - 12:40

Mars 2020 është sonda e NASA-s, që duhet të operojë në një ambient me terren të vështirë, qindra miliona kilometra larg nga mekaniku më i afërt.

Gjatë kësaj jave, Mars 2020 ka arritur për herë të parë, të qëndrojë në të gjashtë rrotat e veta, duke përfshirë tërë peshën që ka.

Kjo mundësi e qëndrimit, është në mesin e shumë testeve nëpër të cilat po kalon kjo sondë, përfshirë testimin e motorit duke shfrytëzuar energji bërthamore, mundësinë e lëvizjes së rrotave dhe sensorëve të shumtë si dhe sistemin e navigimit.

Platforma e eksplorimit robotik me gjashtë rrotë, është pjesë e përgatitjeve për lançimin e planifikuar në korrik të vitit 2020, për dërgimin e kësaj sonde në Planetin e Kuq, që të ndihmoi misionin e sondës Mars Curiosity.

Për dallim nga Curiosity, Mars 2020 ka pësuar një numër të madh përditësimesh, shumica prej të cilave nuk ishin të pritshme, si për shembull në rritjen e qëndrueshmërisë në ambient, ka një numër të madh pajisjesh teknologjike, etj.