Ish-sulmuesi turk Hakan Sukur ka sulmuar edhe njëherë tjetër presidentin e vendit të tij Erdogan. Sukur, që është aktivizuar me skuadra si Inter e Parma, ka reguar përmes Twiter-it.
“Kjo e imja është një luftë për drejtësinë, për demokracinë, për lirinë dhe për dinjitetin njerëzor. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të humb, nëse njerëzimi fiton” – janë fjalët e postuar nga sulmuesi turk.
Hakan Sukur ha suo carico un mandato di arresto perché oppositore di #Erdogan. Tutti i suoi beni sono stati sequestrati e lui costretto ad abbandonare il paese. Mentre la nazionale turca s’inchina a Erdogan, noi fondamentalisti nerazzurri ci riconosciamo nel coraggio di Hakan. pic.twitter.com/i7x0hDk2mU
— Fondamentalismo Nerazzurro (@fondnerazz) October 12, 2019
Legjenda e futbollit turk, i cili ka humbur gjithçka nga momenti që ka dalë kundër Erdogan, i është përgjigjur edhe një tifozi të Inter-it, i cili i ka bërë një ftesë: “San Siro është shtëpia jote, eja, nëse mundesh, do të pritesh me dashuri dhe respekt”.
Sukur është përgjigjur: “Vëlla i dashur, keni një skuadër dhe një trajner shumë të mirë. Nëse do të vija, do ta bëja vetëm për të parë një ndeshje bashkë me ju. Më mungon Italia dhe ‘San Siro’. Do të ishte fantastike të shikoja një ndeshje me ju. Mijëra falënderime”.