MENU
klinika

Iker Casillas

Sulmi në zemër nuk e ndal legjendën

16.10.2019 - 12:55

Nuk luan që nga 26 prilli i këtij viti për shkak të atij sulmi në zemër, që për pak sa i mori jetën. Por Iker Casillas nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Portieri spanjoll postoi një foto nga palestra i veshur me rrobat stërvitore të Portos, ku shfaqet duke vrapuar. Në mesazhin që shoqëron foton thuhet: “Puna vazhdon”.

iker casillas
iker casillas

Kjo dëshmon se ish-kapiteni i Real Madridit duket më afër riaftësimit. Në fund të shtatorit, portieri spanjoll tha se do të presë deri në mars për të parë situatën, nëse do t’i tejkalojë problemet e zemrës, para se të marrë vendim për kthimin në fushë, ose “varjen e dorezave në gozhdë”.

Ndërkohë, Casillas ka publikuar herë pas here në rrjetet sociale rezultatet e testeve shëndetësore e fizike, në mënyrë që ndjekësit të jenë të vetëdijshëm për rikuperimin e tij, proces që duket se po shkon ashtu siç ishte planikuar.