MENU
klinika

Champions League

Super Dybala, përmbysje kampionësh

22.10.2019 - 22:53

Ndeshjet e treta në grupe të Champions League kanë dhuruar spektakël, por më interesante ka qenë fitorja 2-1 e Juventus ndaj Lokomotiv Moskë.

Një rezultat që erdhi me përmbysje dhe bardhezinjtë e shohin sërish veten të parët në Grupin D. Rusët kaluan të parët në avantazh në pjesën e parë, por në fund Dybala në harkun kohor të 3 minutave me dy supergola përmbys gjithcka.

Nuk shënon Cristiano Ronaldo, duke mos arritur të superojë rekordin e Raul, që u ka shënuar 33 kundërshtarëve të ndryshëm, por i gëzohet suksesit të skuadrës.

Fitojnë pa probleme edhe skuadrat e tjera të mëdha. Spikasin përmbysjet e Bayern Munchen dhe Manchester City, përkatësisht ndaj 3-2 (2 gola Lewandowski) ndaj Olympiacos dhe 5-1 kundër Atalanta-s.

Paris SG fiton në transfertë pa probleme 5-0 me Club Brugge. Po ashtu, edhe Tottenham ka shkatërruar 5-0 modestët serbë të Crvena Zvezda-s. Ndërsa Real Madrid është mjaftuar me një gol tw Kroos në Stamboll ndaj Galatasaray.

SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al  në ballinën e rubrikës së sportit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN