MENU
klinika

Mbështetja për gazsjellësin rus

Tani edhe Danimarka është në krah të Rusisë

31.10.2019 - 09:26

Si një nxitje për përpjekjen e Rusisë për të patur totalisht kontrollin e furnizimeve me gaz natyror në Evropën perëndimore, Danimarka tha se do të lejojë tubacionin e diskutueshëm Nord Stream 2 të kalojë nëpër territorin e saj.

Vendimi heq pengesën e fundit të rëndësishme për projektin 11 miliardë dollarësh, i cili planifikohet të vihet në punë deri në fund të këtij viti.

Presidenti rus Vladimir Putin përshëndeti vendimin. “Danimarka u tregua e përgjegjshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke mbrojtur interesat dhe sovranitetin e saj dhe interesat e partnerëve të saj kryesorë në Evropë,” tha ai për një konferencë në Budapest, ku ishte për një vizitë.

Drita jeshile i jep Gazprom PJSC, kampionit të eksportit të gazit në Rusi dhe tashmë furnizuesi më i madh i Evropës, një rrugë tjetër për një nga tregjet më të mëdhenj të gazit në botë.

Trump e ka akuzuar Rusinë për përdorimin e gazit të saj natyror si një armë politike.

Miratimi gjithashtu i jep Rusisë më shumë vëmendje në bisedimet e vazhdueshme me Ukrainën për një marrëveshje të re të tranzitit të gazit, duke rritur rrezikun e një ndërprerjeje nga 1 janari.

Nord Stream 2 i ka përçarë qeveritë e BE-së, me vendet e udhëhequra nga Polonia, që janë tepër të shqetësuar për varësinë në rritje të bllokut nga gazi rus.

Danimarka tha të Mërkurën se do të lejojë tubacionin të kalojë në juglindje të ishullit Bornholm në Detin Baltik. Kompania paraqiti planin e rrugës në prill. Danimarka po e rishikonte projektin dhe dje bëri të ditur vendimin e saj.

Trump kishte kundërshtuar, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të diversifikojë burimet e energjisë së tij dhe të pakësojë ndikimin ekonomik të Putinit në rajon.

Miratimi është një tjetër acarim i Trump me vendin nordik pasi ajo përjashtoi propozimin e tij për të blerë Groenlandën këtë verë. Presidenti u përgjigj duke anuluar një vizitë shtetërore në Danimarkë.

Nord Stream 2 tha se do të vazhdojë “bashkëpunimin e saj konstruktiv me autoritetet daneze për të përfunduar tubacionin.”.

Drejtori i Përgjithshëm i Gazprom, Alexey Miller tha se tubacioni pritet të përfundojë deri në fund të vitit.

Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë