-“Ti je një idiot!”
-“Ti je e shëmtuar!”
Një dialog me një nivel komunikimi jo shumë normal, midis dy individëve të zakonshëm.
Shprehi të tilla, të cilat përdoren përgjatë komunikimit, nga një apo më shumë individë përkon me Bullizmin, dhunë psikologjike, në raste edhe fizike, e ushtruar vazhdimisht.
Rastet më të mëdha të bullizmit, vihen re në institucionet e komunikimit, shkolla, ku fëmijët me vetëvlerësim të ulët, bëhen pre.
Më poshtë gjeni një video, ku përmes këtij shembulli ilustrues und të kuptoni se gjithçka qëndron në psikologjinë e individit, dhe mësoni më së miri se si mund ta mposhtni dikë që ushtron bullizëm.
Përgjatë minutave, djali në video i kërkon vajzës ta quajë idiot, dhe menjëherë pas kësaj ai e quan të shëmtuar.
Më tej, dialogu vijon me shprehi fyese, duke ilustruar një situatë kur kemi të bëjmë me bullizëm.
Në të njëjtën mënyrë, ilustrohet një situatë tjetër, kur vajza ushtron bullizëm dhe djali vijon t’i drejtohet me shprehi të kundërta, si “Je shumë e zgjuar”; deri në momentin kur vajzës nuk i mbetet më asgjë për të thënë.
Sociologët e kanë studiuar bullizmin për dekada me radhë, thjeshtë ata nuk e kanë quajtur bullizëm, por sjellje dominante.
Njëlloj si në mbretërinë e kafshëve, kjo është ajo çfarë këto njerëz përpiqen të bëjnë, të kenë fuqi mbi të tjerët.
Duke kuptuar se çfarë ndodh me njerëzit që e ushtrojnë bullizmin, kuptojmë më mirë se çfarë duhet të bëjmë për ta ndalur atë.
Të gjithë ekspertët e bullizmit bien dakord në diçka: Bullizmi është një disbalancë e fuqisë. Të tjerë që duan të jenë mbi ju, t’ju shohin të humbisni!
Ndaj, edhe në raste bullizmi sa më shumë të inatosur të jeni ju, aq më shumë qejf bëjnë ata me këtë situatë.
Ndiqni videon për më shumë: