MENU
klinika

Nga The Washington Post

Tradhtia e Trump, një “njollë” në reputacionin e amerikanëve

15.10.2019 - 18:02

Në një mbledhje të veteranëve ushtarakë dhe të inteligjencës, të shtunën e kauar, një temë mbizotëronte: Vendimi i Presidentit Trump për të braktisur luftëtarët kurdë në Siri të cilët kishin luftuar për të ndihmuar Amerikën të shkatërronte Shtetin Islamik.

“Është një dhimbje për zemrën të largohemi nga njerëzit që derdhin gjak për ne,” tha një ish-zyrtar i lartë i CIA. Një gjeneral në pension, thoshte të njëjtën gjë: Tërheqja e Trump ishte një “veprim i pashpirt,”dhe një “turp” për Amerikën dhe ushtarët që i shërbejnë këtij vendi.

Kjo ndjenjë ankthi ishte e përhapur midis atyre që morën pjesë në këtë ngjarje. Ishte një darkë vjetore për të nderuar Zyrën e Shërbimeve Strategjike, grupin sekret komando të Luftës së Dytë Botërore që ishte një pararendës i CIA-s së sotme dhe forcave të Operacioneve Speciale. Ngjarja ishte si një festë për aleancat ushtarake që kanë qenë gjithmonë në qendër të pushtetit amerikan. Ishte një përvjetor i hidhur këtë vit.

Me siguri çshtë ndoshta e pamundur për amerikanët të kuptojnë plotësisht ndjenjën e tradhtisë të ndjerë nga kurdët sirianë, të cilët patën 11,000 të vdekur dhe 24,000 të plagosur në një luftë që ne u kërkuam atyre të luftonin. Por mbase mund ta kuptojmë turpin dhe zemërimin e forcave të Operacioneve Speciale që luftuan përkrah tyre.

“Kjo do të jetë një fatkeqësi,” tha një oficer i Ushtrisë që shërbeu në fushatën e Sirisë. “Kjo do të jetë një njollë në reputacionin amerikan për dekada të tëra.”

Për këta ushtarë, braktisja e një aleati në fushën e betejës është gjëja më e keqe që mund të ndodhë.

Për të shpjeguar se si dukej lufta për amerikanët që shërbyen në Siri, unë u ktheva tek shënimet e mia nga katër udhëtime atje me ushtrinë e SHBA. Unë kurrë nuk kam hasur në një ushtar që dyshonte se lufta kishte kuptim.

Çfarë ndjejnë këta ushtarë amerikanë kur shikojnë se Trump po tërhiqet nga fusha e betejës siriane dhe i lënë ish-shokët e tyre të vdesin? Ata ndjehen të sëmurë.

David Ignatius , kolumnist i The Washington Post
Çfarë do të thotë miqësia e tij me Melonin

Analiza: Fiksimi i Elon Musk me Italinë!

Përjashtim bën vetëm armiku më i madh i Amerikës

Trump premton të shuajë të gjitha gjitha “vatrat” e konflikteve

Pse Ukraina mund të vërë në funksion bombën…

Evropa dhe Trump po e shtyjnë Zelensky-n drejt një vendimi historik

Shtyhet vendimi për “paratë e heshtura”

Trump po i shpëton burgut me fitoren në zgjedhje