MENU
klinika

Porti Durrës

Tragetet çdo ditë 210 kamionë e trajlera me 2,472 tonë mallra

04.10.2019 - 14:50

Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim gjatë periudhës janar – shtator të këtij viti, bashkë me udhëtarët kanë transportuar mesatarisht 210 kamionë dhe trajlera me 2,472 ton mallra në ditë.

Sipas të dhënave 9-mujore nga Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual, brenda një dite tragetet që vijnë apo nisen nga Durrësi janë shfrytëzuar mesatarisht nga 2,655 udhëtarë, së bashku me 556 autovetura.

Tragetet kanë kryer gjithsej 805 lundrime vajtje – ardhje gjatë periudhës 9-mujore.

Sipas të njëjtave të dhëna, gjatë periudhës 9-mujore janar-shtator, tragetet janë shfrytëzuar nga rreth 730 mijë udhëtarë gjithsej, 3 % më shumë se sa në 9-mujorin e vitit 2018.

Nga i njëjti sektor bëhet me dije gjithashtu, se kamionët dhe trajlerat që kanë zgjedhur tragetet transportuan brenda 9 muajve afro 680 mijë ton mallra eksport-importi, ose 5 % më shumë se një vit më parë.