MENU
klinika

Konfindustria

Tregu i përbashkët Shqipëri-Kosovë është ngadalësuar!

20.10.2019 - 13:01

Konfindustria shpreh shqetësimin për ngadalësimin e dukshëm të procesit të krijimit në praktikë të tregut të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Konfindustria deklaron se mbështet programin dhe deklaratat e kreut të partisë fituese të zgjedhjeve të fundit në Kosovë, “Lëvizjes Vetvendosja”, për domosdoshmërinë strategjike të jetësimit sa më të shpejtë të tregut të përbashkët kombëtar.

Konfindustria vlerëson, se “është shumë më e rëndësishme dhe e shpejtë, parë interesin afatgjatë krijimi i Tregut Kombëtar, krahasimisht përpjekjeve politike të mirëpritura, por të paqarta për krijimin e të ashtuquajturit “Mini Shengen” Rajonal“.

Konfindustria vlerëson, se pavarësisht marrëveshjeve të shumta dhe shfaqjeve politike ndërmjet qeverive të dy shteteve shqiptare jo vetëm nuk është shënuar përparim, por janë bërë hapa mbrapa.

Një numër i madh i marrëveshjeve ndërqeveritare të nënshkruara kanë mbetur të pazbatuara dhe për më tepër janë shtuar pengesat edhe të natyrave “fizike”, inspektoriateve, licencave, lejeve, etj. Si p.sh vendosja e taksës së “Rrugës së Kombit”, që kanë vështirësuar marrëdhëniet ekonomike dhe tragtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasojë e problematikave të mësipërme është edhe rënia e ndjeshme e volumeve të import- eksportit të muajit shtator 2019 kundrejt muajit paraardhës me përkatësisht mbi 10% dhe mbi 6%. Prej vitesh marrëdhëniet tregtare ndërmjet shteteve shqiptare nuk kanë pësuar rritje të dukshme. Investimet e përbashkëta në sektorët strategjikë si energji, infrastrukturë, transport, etj. nuk janë ende të pranishme” shkruhet në deklaratë.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se ka përpjekje të qarta nga grupe monopoliste të lidhura me vendimarrjen politike në të dy shtetet, që të mbajnë mbyllur tregjet përkatëse, duke marrë shpeshherë edhe pamjen e një lufte tregtare të mirëfilltë. Mbështetja e gjatë te ortakësira me vendimarrjen politike, mungesa e investimeve në teknologji, burime njerëzore, etj. ka ulur ndjeshëm aftësinë e konkurencës së grupeve të mëdha të biznesit në të dy shtetet.

Konfindustria vlerëson, se krijimi dhe funksionimi sa më i shpejtë i Tregut të Përbashkët Shqipëri-Kosovë si hap i parë, përtej interesave të ngushta të grupeve të caktuara të biznesit, paaftësisë dhe korrupsionit politik, mbetet një nga mënyrat e vetme, që mund të japë shpresa për shpëtim nga falimentimi  i sigurt edhe për vetë bizneset e mëdha të dy shteteve shqiptare.

Në rast të kundërt vazhdimi i procesit të pashamngshëm të integrimit në BE do të sjelli në mënyrë të pashmangshme, që Shqipëria dhe Kosova do të mbeten pa biznese kombëtare të mëdha” përfundon deklarata.

Çfarë duhet të bëjnë subjektet për caktimin e fashës

Skema e re/ Ndryshojnë sahatët për furrat e bukës

Nga ulja e inflacionit, tek rritja ekonomike, ja arsyet

DW: Ekonomia gjermane ende s’po merr vrull!

Ekspertja e ekonomisë jep detajet e rëndësishme

Pesë mënyrat për të rritur pensionin