Lakers duket se këtë sezon ka hyrë me pretendime maksimale në NBA. Skuadra kaliforniane ka lënë pas krahëve humbjen e ndeshjes së parë sezonale në NBA, duke korur sot triumn e tretë radhazi.
Lakers mundën 120-91 Memphis, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë. Memphis udhëhoqi takimin shumicën e kohës (Morant 16 pikë), por në 15 minutat e fundit erdhi përmbysja e Lakers. Anthony Davis ishte një përbindësh, duke realizuar 40 pikë e 20 rebound, mbështetur nga LeBron James me 23 pikë.
Fiton edhe ekipi i Miami, që mundi 112-97 Atlanta, ndeshje e dominuar prej skuadrës nga Florida. Herro realizoi 29 pikë, duke qenë shënuesi më i mirë, mbështetur nga Butler e Dragic me nga 21 pikë secili.
Jashtë fushe triumfon ekipi i Dallas, që mundi 109-106 Denver, sukses i rëndësishëm i Mavericks. 9 lojtarë të dallas realizuan mbi 10 pikë, me kolektivitetin që bëri diferencën në parket, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Millsap.