MENU
klinika

NBA

Golden State merr fitoren e parë, Denver pa humbje

29.10.2019 - 09:42

NBA ka “nxehur motorët” dhe duket që javët e para se do të ketë një konkurrencë të fortë në dyja konferencat. Golden State mori fitoren e parë sezonale.

Warriors mundën 134-123 New Orleans pas një ndeshje spektakolare. Të pestë titullarët e Warriors realizuan mbi 12 pikë, me Curry që realizoi 26 pikë e 11 asist.

Asnjë humbje edhe për ekipin e Denver, që sot toi 101-94 ndaj Sacramento, suksesi i tretë radhazi për Nuggets. Murray me 18 pikë e Harris me 17 bënë diferencën në fushë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Holmes.

Skuadra e Houston toi 116-112 ndaj Oklahoma, ndeshje që vuri Russell Westbrook përballë ish-ekipit të tij të Thunder. Ylli i ekipit teksan realizoi 21 pikë e 12 rebound, por shënuesi më i mirë ishte Harden, që realizoi 40 pikë.

Skuadra e San Antonio mbetet e pamposhtur në kampionat, duke korur fitoren e tretë radhazi. Spurs fituan 113-110 më përmbysje ndaj Portland (nga -19 pikë), me DeRozan që realizoi 27 pikë, ndërsa White e mbylli me 21 pikë.

Rikthehet te suksesi ekipi i Clippers, që mundi 111-96 Charlotte, ndeshje e dominuar nga ekipi kalifornian. I zakonshmi Leonard bëri diferencën në parket, duke realizuar 30 pikë, mbështetur nga Lou Williams me 23.

Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mposhti 129-112 Cleveland, me 7 lojtarë të Bucks që realizuan mbi 10 pikë (Middleton 21 pikë). Mirë u paraqit edhe skuadra e Toronto, që mundi 104-95 Orlando, me Loëry që realizoi 26 pikë e Siakam 24.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN