MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Tronditet kryeqyteti, portieri i Partizanit hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

05.10.2019 - 21:27

Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e sotme nga një ngjarjen e rëndë.

Mësohet se portieri i dytë i Partizanit Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në zonën e Komunës së Parisit.

Futbollisti 24-vjeçar është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, te Kompleksi Kika 1, ndërsa nuk dihen shkaqet.

Sakaq, policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Panucci grumbullon 25 lojtarë

Lista e Kombëtares, rikthime dhe dy risi