MENU
klinika

Legjenda e 'Demave të Kuq'

Ish-portieri i Partizanit feston 70-vjetorin

16.04.2019 - 12:26

Ish-portieri legjendar i Partizanit, Bashkim Muhedini feston sot 70-vjetorin e lindjes.

Në kuadër të ditëlindjes së tij, në faqen zyrtare të klubit është publikuar një urim i veçantë dhe special për Muhedinin.

Postimi i plotë në Facebook:

“I urojme sot 70 vjetorin e lindjes, ish portierit te madh te Partizanit ne fund vitet 60, fillim vitet 70 Bashkim Muhedini. Talenti i tij spikati qe i ri shkollën Ushtarake “Skënderbej”.

Fillimisht fale gjatesise 1.86 m ai u selektua per tu bere basketbollist nga legjendari Muhamet Permeti qe ishte skautist i shkelqyer i basketbollit te Partizanit. Me pas nen lupen selektive te profesor Loro Boricit dhe Kolec Krajes, Bashkimi u inkuadrua tek Partizani i madh i Panos, Shllakut, Jasharit me shoke. Ishte viti 1967 kur ai nisi rrugetimin e tij te shkelqyer tek Partizani.

Per pak kohe pas largimit te Mikel Jankut, ai u be porteri i pare i Partizanit, me te cilin doli kampion me 1971 dhe kampion Ballkani me 1970, suksesi me i madh i nje ekipi shqiptar ne arenen nderkombetare.

Forma e tij e shkelqyer i dha mundesi te thirrej edhe ne ekipin kombetar. Shquhej per plonzhonet e tij te spikatuara dhe per pritje penalltish ku ishte nje as i vertete. Ai e nisi me kombetaren e te rinjve ne ndeshjen ne Rumani, me pas me kombetaren Olimpike dhe me tej tek ekipi i pare kombetar. Me Kombëtaren luajti 7 ndeshje, ku takimin e parë e luajti në 12.06.1971 në Karlsruhe, ku Boriçi e aktivizoi në sfidën RFGJ-Shqipëri 2-0 dhe të fundit në Tiranë 08.11.1973 ne miqesoren me ekipin kinez.

Per shume opinioniste dhe kroniste te futbollit tone, Muhedini futet ne listen e 3 ose 4 portiereve me te medhenj te futbollit shqiptar.

Karriera e tij brilante u ndal paturpesisht per arsye politike. Ne fillim te vitit 1976 u pezullua nga futbolli, pasi ishte dhenderi i ish ministrit te Luftes, Beqir Balluku, dhe se bashku me Vladimir Ballukun, kunati i tij, ishin te persekutuarit me te medhenj qe ka njohur futbolli i kohes se komunizmit.

Nje karriere brilante e cila u ndal ne menyre te qellimte per arsye politike pa mbushur ende 28 vjec. Ja cka thene ai per nje media disa vite me pare lidhur me pezullimin e vitit 1976: “Takimin tjetër e kishim me Dinamon. Po të fitonim, fitonim edhe titullin kampion. Por, pak para ndeshjes më komunikuan vendimin e FSHF-së, përjashtimin nga klubi i Partizanit. Vite më vonë mësova se, pas vendimit të Federatës qëndronte një anëtar I Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Dhëndri i tij kishte luajtur për Dinamon dhe ishte një prej drejtuesve të sportit shqiptar. Ishte ai që i kishte kujtuar vjehrrit se kush isha… Dhe me një gur u vranë dy zogj: mua më hoqën nga Partizani dhe Dinamo fitoi titullin Kampion.

Megjithate lidhja e tij shpirterore me Partizanin, vazhdon ende e kesaj dite, duke mbetur nje ikone e veçante e historise se klubit. I urojme Bashkimit edhe 100 vite te lumtura plot shendet e mbaresi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN