Christian Eriksen është një hap larg Real Madrid-it, ky është lajmi i madh i publikuar nga mediet angleze.
Menaxheri i tij ka udhëtuar drejt kryeqytetit spanjoll për të folur në lidhje me kalimin e tij në Spanjë që në janar.
Danezi nuk ka pranuar rinovimin me Tottenhamin dhe është i vendosur t’i qëndrojë një ideje të tillë deri në fund.
“Spursat” janë munduar ta bindin, madje duke mos e aktivizuar si presion, por lojtari është i vendosur.
Madrilenët mund të shfrytëzojnë dhe momentin e keq që po kalon Eriksen. Ky i fundit është mjaft i mërzitur me lajmin se shoku i tij i ekipit Jan Vertonghen ka fjetur me partnerin e rij.
Zëra të tillë kanë tronditur atmosferën në dhomat e zhveshjes, madje thuhet se Eriksen ka goditur me grush mbrojtësin.