MENU
klinika

Ankohet nëna e 10-vjeçares

“Videot në YouTube po dëmtojnë trurin e vajzës time”

15.10.2019 - 19:38

Kohët e fundit, disa prindër po ankohen për dëmet që shkakton YouTube tek fëmijët e tyre.

“Vajza ime 10-vjecare kërkoi në mënyrë të pafajshme ‘tap dance videos’. Tani, ajo sheh video që i japin këshilla të tmerrshme të dëmshme për trupin dhe dëmtimin e trurit”, shkruajti nëna e vajzës, e shqetësuar.

Ky ëshë kthyer në një fenomen ku pjesa më e madhe i referohen si “Youtube Rabbit Hole” ku ankohen për përmbajtjet e rrezikshme që transmeton kanali.

Ende nuk dihet nëse YouTube do të marrë masa për pamjet që konsiderohen të dëmshme për psikologjinë dhe trupin e fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN