MENU
klinika

Vizitoi Kosovën

SHBA: Whitaker nuk përfaqëson administratën Trump!

04.10.2019 - 09:27

Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në SHBA prej tre muajsh nga nëntori i vitit 2018 deri në shkurt të 2019-tës, Matthew Whitaker vizitoi Kosovën pak ditë më parë gjatë kohës kur kjo e fundit është në kohë fushate elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.

Whitaker erdhi si këshillues për kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veselit. Por Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të zëdhënëses së tyre, ka bërë me dije se Whitaker nuk numërohej më si njeri i Trumpit dhe nuk përfaqëson asgjë nga qeveria amerikane.

‘Zoti Whitaker është qytetar privat. Ai nuk flet në emër të qeverisë së SHBA-së’, ka deklaruar zëdhënësja Morgan Ortagus.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Faktori shqiptar të marrë përgjegjësitë

‘Referendumi dhe identiteti shqiptar në Maqedoni’