MENU
klinika

Dyshohen si autorë të krimit

Vrasja në Dukagjin/ Arrestohen babai dhe vëllai i viktimës

22.10.2019 - 10:59

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të dyshuar si autorin e vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj, një ditë më parë në Dukagjin.

Mësohet se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.

Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se është pikërisht ai që lajmëroi dje se e gjeti të pajetë 55-vjeçarin.