MENU
klinika

Gruaja e kishte burrin në Itali, i dashuri...

Vrasja në Kavajë, “luftë” për një femër

10.10.2019 - 09:52

Personi që mbeti viktimë në Kavajë hyri me armë në banesën e të dashurës, pasi kishte marrë vesh se aty ndodheshin persona të tjerë.

Mësohet se në banesën e gruas me iniciale M.Q ishin polici i burgjeve që mbeti i plagosur dhe dy persona të tjerë.

Shtetasja M.Q ndërkohë ishte e martuar dhe burrin e kishte në Itali.

Viktima Dritan Haxholli kishte pasur një lidhje dashurie me gruan, por ishin ndarë pak javë më parë.

Ky i fundit nuk e kishte pranuar ndarjen. Së fundmi kishte marrë vesh se në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme ndodheshin persona të tjerë.

kolana e librave

Mëohet se Haxholli e kishte marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se nëse ndaheshin, nuk do ta linte të qetë.

Në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, i cili i kishte ofruar ndihmë se do i zgjidhte konfliktin me ish të dashurin. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona të tjerë, miq dhe fqinje të së resë.

Në sherr e sipër, Haxholli ka qëlluar policin e burgjeve, Bledar Tocin, ndërkohë që ky i fundit i përgjigjet me pistoletën e shërbimit duke e goditur në qafë dhe lënë të vdekur.

U rendit e dyta për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Arta Marku ankimon vendimin e KLP-së

"Sekuestrojini audiot, mund të manipulohen"

Zbardhet kallëzimi penal i Presidentit ndaj Ardian Dvoranit

"Po i jap një mundësi historike Reformës në Drejtësi"

Meta firmos kallëzimin penal për Ardian Dvoranin