Samsung do të prezantojë Galaxy S11 në një aktivitet të dedikuar quajtur “Unpacked” në San Francisco më 18 Shkurt 2020.
Kjo do ta bëjë Galaxy S11 flagshipin e gjashtë të Samsung që prezantohet në Shkurt dhe i treti në San Francisco.
Edhe sikur data e spekuluar të mos jetë e sakta, nisur nga debutimet në të kaluarën, presim që Galaxy S11 të prezantohet në javën e tretë të muajit Shkurt në një linjë me Galaxy S9 dhe S10.
Sipas spekulimeve Galaxy S11 do të ketë një kamër të pasme 108-megapiksel me zmadhim optik 5x dhe memorie prej 1TB.
Madje mund të vijë me një spektometër me të cilin përdoruesit mund të masin sesa të dehidratuar janë. Plus ekziston një shans që S11 të ketë një dizajn pa butonë.
Me muajin Shkurt që po afrohet, nuk do të na duhet të presim shumë për të mësuar rreth Galaxy S11. Me afrimin e debutimit, edhe rrjedhjet e para informacionit do të nisin.