MENU
klinika

Sulmet ndaj Notre-Dame

Zjarri si vazhdim i kërcënimeve pas revolucionit francez

04.10.2019 - 17:47

Eshtë një nga simbolet më të fuqishme fetare, arkeologjike dhe kulturore në Francë dhe imazhet e Notre-Dame de Paris në flakë ngjallën pyetje se si qyteti dhe katedralja do të ecin përpara. Por ajo nuk ishte hera e parë që katedralja është përballur me shkatërrimin.

Gjatë Revolucionit Francez në vitet 1790, turma të zemëruara dhe revolucionarë plaçkitën kishën mesjetare gotike — madje deklaruan se nuk ishte fare kishë – gjatë një perleshje të përgjakshme për të prishur lidhjet e ngushta të Francës me kishën katolike. Pjesa me e madhe e statujave  të ngjitura në fasadën e kishës u prishën publikisht në të njëjtin vit si Marie Antoinette.

Para se një turmë e tërbuar të sulmonte Katedralen në Paris në 1789, Kisha kishte fuqi të jashtëzakonshme në Francë. Pjesa dërrmuese e popullit francez ishin katolikë, katolicizmi ishte fe shtetërore dhe Kisha zotëronte një numër të madh pronash dhe mblodhi shumë para nga të ardhurat e shumicës së njerëzve, pa paguar taksat e veta ndaj shtetit.

 Por një numër në rritje e popullit francez ishin lodhur nga fuqia pothuajse e pakonceptueshme e Kishës. Ndërsa monarkia u rrëzua, pastaj ra, një grup i vogël i revolucionarëve radikalë, të cilët kishin qenë të ndikuar nga filozofitë e epokës së Iluminizmit për lirinë e fesë dhe një shoqëri të bazuar në arsye, kishin shansi i tyre për t’ja hequr Kishës  pjesën më të madhe të autoritetit të saj.

Ata u nisën në një fushatë dekristianizimi, duke konfiskuar pronën e Kishës, duke u përpjekur që të gjithë klerikët të betoheshin për besnikërinë e tyre ndaj shtetit të ri dhe duke hequr kontrollin e Kishës mbi lindjen, vdekjen dhe të dhënat administrative që kishte mbajtur për kaq gjatë.

Revolucioni fitoi terren, dhe kështu bënë përpjekjet  për të zhveshur Kishën Katolike të autoritetit të saj mbi jetën franceze. Parisienët masakruan dhe burgosën priftërinjtë gjatë Masakrave të Shtatorit të vitit 1792 dhe klerikët u dënuan gjatë Rrefimit të Terrorit.

Në 1793, qeveria e re njoftoi se adhurimi publik ishte i paligjshëm. Si përgjigje, njerëzit nxituan në kisha, duke i zhveshur ato nga simbolikat fetare. Një pjesë të statujave të mbretërve të Judës që zbukuruan fasadën e Notre Dame, që kishte humbur që nga Revolucioni Francez, u treguan në një muze në vitin 1977.

 

1.Pjesë nga statujat e mbetura pas shkatërrimit

 

Notre-Dame de Paris kishte qenë prej kohësh një simbol i monarkisë, gjithashtu një vend ku festoheshin festat shtetërore dhe mbretërit. Henry VI i Anglisë u kurorëzua mbret i Francës po atje, në 1431-ën. Fasada perëndimore e katedrales paraqiti 28 statuja që portretizojnë Mbretërit biblik të Judës. Në vjeshtën e vitit 1793, qeveria e re urdhëroi punëtorët t’i largonin.  Statujat 500-vjeçare ndërthurën monarkinë dhe fenë, dhe ato u sollën në sheshin e katedrales dhe shkaterruan. Njëzet e një nga kokat u gjetën vetëm në 1977, kur disa  punëtorë i nxorrën ato , nga pas një muri në një rezidencë të vjetër pariziene.

Ky nuk ishte fundi i rolit revolucionar të katedrales. Në nëntor 1793, katedralja u bë vendi i Festivalit të Arsyes, një festival revolucionar  që të tallnin katolicizmin dhe sugjeruan që francezët duhet të adhuronin parimet e Iluminizmit në vend të kësaj të fundit.

Pasi katedralja u plaçkit, u bë skena për një ngjarje publike të madhe, në të cilën një aktore e veshur joshëse që portretizonte perëndeshën e Arsyes. Bustet e filozofëve të iluminizmit dhe statujat e Lirisë zëvendësuan statuja fetare, dhe gratë e veshura joshëse vallëzuan dhe kënduan këngë duke lartësuar revolucionin. Katedralja shekullore u riemërua Tempulli i Arsyes. Pothuajse gjithçka brenda ishte grabitur përveç kambanave të saj.

Përfundimisht, dekristianizimi vazhdoi të krijojë një “fe” të re, shtet ateist, kushtuar revolucionit. Ky koncept ishte i diskutueshëm edhe pse, dhe përfundimisht Maximilien de Robespierre propozoi Kultin e Qenies Supreme, një fe qytetare që lejonte ekzistencën e një perëndie, por ishte rrënjosur në koncepte revolucionare.

 

Në 1794, Paris organizoi Festivalin e Qenies Supreme, një festë masive që përfshin muzikë dhe parada.

2-Tempulli i filozofisë në festën e arsyes në Notre-Dame de Paris, i organizuar si pjesë e politikës së dekristianizimit të Parisit Komunë në 1793, Francë.

Megjithë vendosmërinë e revolucionarëve për të hequr dorë nga katolicizmi për mirë, shumica e francezëve mbërthejnë besimet e tyre fetare. “Prindërit nuk pranuan t’i dërgojnë fëmijët e tyre për t’u udhëzuar në fenë e re qytetare; pjesëmarrja për shërbime civile dhe festivale qeveritare ishte vazhdimisht e më e ulët, “shkruan historiani Justin Dunn. “Katolicizmi provoi të ishte elementi stabilizues që shumë segmente të shoqërisë mund të kapeshin midis stuhisë së trazirave dhe ndryshimit që ishte Revolucioni Francez.”

Pas “Mbretërimit të Terrorit”, Katolicizmi ngadalë rifitoi pranimin në Francë. Megjithatë, deri atëherë, shumë klerikë francezë ishin dëbuar jashtë vendit dhe pjesa më e madhe e kishave  u mbyllën ose u përdorën për qëllime të tjera. Ndarja e dhunshme e kishës nga shteti në Francë ishte një ngjarje e madhe.

Megjithë përballjen me shkatërrim, Notre-Dame mbajti simbolikën e saj të fuqishme. Pas Revolucionit, mbaroi dhe plaçkitja. Napoleon Bonaparte kurorëzoi veten perandor atje në 1804. Në mesin e shekullit të 19-të, ajo u rivendos në lavdinë e saj të mëparshme. Dhe megjithëse nuk është ende e qartë se sa prej thesareve të saj u shkatërruan në zjarr, pa dyshim që do të gjejnë një  jetë të re pasi të pastrohet tymi dhe të rindërtohet përsëri

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen