MENU
klinika

"Mbështetja ime e vazhdueshme"

1 mln euro, Behgjet Pacolli dhuron për të prekurit nga tërmeti

28.11.2019 - 14:50

Ministri në detyrë i punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar 1 milion Euro ndihmë për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Ky donacion sipas Pacollit shkon për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri.

Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale.

Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë #1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt.

Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur.

Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.

Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thaçi shpreh ngushëllimet për viktimat dhe familjet

Presidenti i Kosovës në Thumanë: Do punojmë bashkërisht

Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet