MENU
klinika

Nata e 22 nëntorit 1989

30 vjet nga tregjedia e Himarës, përkujtohen viktimat

23.11.2019 - 16:35

30 vjet më parë autobusi i studentëve të Universitetit Bujqësor u aksidentua në Himarë, ndërsa shkonin në ekspeditë në Sarandë.

Për tu ardhur në ndihmë nga Tirana u nisën dy helikopterë me mjekë e infermierë, por gjatë transportimit drejt Tiranës të të plagosurve njëri prej helikopterëve ra për shkak të motit të keq në Vuno dhe tjetri në Karaburun.

Nata e 22 nëntorit 1989 shkaktoi 23 viktima, mes të cilëve mjekë, infermierë, studentë e pedagogë e pilot.

30 vjet më pas ata do të përkujtohen përmes një memoriali të vendosur në kodrat e liqenit artificial në Tiranë të quajtursyri i qiellit”.

Ky memorial erdhi si nismë e familjes Hyseni, e cila humbi në këtë tragjedi vajzën studentë në atë kohë, Elida Hyseni.

Vëllai i saj, deputeti Alket Hyseni tha se devotshmëria e palodhur e treguar nga mjekë, infermierë dhe pilotë në ngjarjen e 22 nëntorit 1989 kapërceu çdo imagjinatë.

“‘Syri i qiellit’ do të jetë simboli i komunikimit të kësaj bote me botën e përtejme, simbol i memories së shoqërisë për njerëzit dhe veprat e mira.”

Simboli i komunikimit të kësaj bote me botën e përtejme, simbol i memories së shoqërisë për njerëzit dhe veprat e mira.

Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, ndërsa shprehën mirënjohjen për të rënët theksuan se me ligjin e statusit të dëshmorit ata që bien në krye të detyrës do të nderohen me këtë titull

“Kemi aprovuar një ligj të ri sa i përket statusit të dëshmorit të Atdheut. Të gjitha ekuipazhet e fluturimit që humbasin jetën në detyrë shpallen “Dëshmorë të Atdheut”.”

Hyseni: Familja Hyseni gjen një formë shumë të veçantë për të kujtuar 23 të rënët.

Ndërkaq kopshti i trëndafilave pranë universitetit Bujqësor Tiranë prej 2000 mijë metra katrorë do ti dedikohet studentëve dhe pedagogëve që humbën jetën tragjikisht.