Mëngjesin e sotëm, Landi Hysi ka vendosur t’i dedikojë fjalët më të ndjera mikut të tij të ndjerë, Dr. Florit.
Landi ka treguar se është ende i lënduar nga ikja e parakohshme e tij. Duke bashkuar titujt e të gjitha këngëve që grupi ‘West Side Family’ ka nxjerrë ndër vite, Hysi ka shpalosur të gjitha emocionet e tij.
“Floro! Më #beso kur them, ende #Zemërthyer për ikjen tënde. Këtu ende një #Deluzion për sa ke lënë pas, por #Mbigjithçka e pavarësisht se #Jetashkon, kujtimi yt mbetet fillimisht tek unë. #Tirona jonë e tutje. E kujtoj shumë mirë kur the #Krahëtetuadojem. Tani #Mjaft me llafe, koha për vepra. Në mund të jesh i drejtë kur mbi ty shkelmojnë, atëherë je i mirëseardhur njeri në këtë botë. #DrFlori”, ka shkruar Landi në postimin e tij më të fundit në ‘Instagram’.
Ndonëse koha kalon, miqtë e Dr.Florit e kujtojnë shpesh artistin me anë të postimeve të ndryshme dhe momenteve që kanë kaluar së bashku.