MENU
klinika

Zbulojini nëna...

6 fakte që tregojnë se ushqyerja me gji është një fuqi e vërtetë

16.11.2019 - 11:58

Le ta nisim duke shkruar: se të ulesh dhe të humbasësh peshë pa ushtrime shtesë është me të vërtetë një superfuqi e madhe dhe kjo është pikërisht ajo që bën gjidhënia.

Por fuqitë e gjidhënies nuk qëndrojnë vetëm tek pamja e jashtme e nënave të reja, por edhe tek përfitimet e mrekullueshme biologjike, fiziologjike dhe psikologjike, si për nënat ashtu edhe për bebet.

Ne do t’ju tregojmë se çfarë mund t’ju sjellë ushqyerja me gji, kështu që, lexoni listën e mëposhtme:

Mund të humbisni peshë

Prodhimi i qumështit dhe ushqyerjes me gji është një punë e vështirë për trupin e një gruaje. Në fakt, mund të djegë deri në 500 kalori në ditë, sipas mjekëve obstetër dhe gjinekologë. Kjo është arsyeja pse shumë nëna të reja vërejnë se ato fillojnë të humbasin peshë pas lindjes: ato djegin më shumë kalori sesa konsumojnë dhe humbasin disa kile, pa ndonjë ushtrim shtesë.

Trupat e grave ndryshojnë përbërjen e qumështit për të përmbushur nevojat e foshnjës

Bebet rriten shpejt dhe gjithmonë kanë nevojë për proteina shtesë, minerale dhe vitamina në varësi të fazës së zhvillimit ku ndodhen ose nëse luftojnë kundër ndonjë sëmundjeje, si një ftohje e zakonshme. Kjo është arsyeja pse mund të thuhet se qumështi i gjirit është “i zgjuar”. Ai ndryshon formulën e tij për të përmbushur nevojat e fëmijës. Kjo mund të ndodhë nga java në javë ose edhe nga dita në ditë.

Ai siguron qelizat burimore për fëmijën

Një foshnjë në rritje ka ende nevojë për ndihmë nga nëna për të vazhduar zhvillimin e trupit të tyre. Qumështi i gjirit është thelbësor për këtë proces pasi përmban qelizat e gjalla, ose më e rëndësishmja qelizat burimore, të cilat udhëtojnë nëpër trupin e foshnjës për t’u bërë pjesë e trurit, zemrës, veshkave ose indeve të eshtrave të tyre.

E bën nënën dhe foshnjen më të lumtur

Ushqyerja me gji stimulon trurin e nënës dhe foshnjës për të lëshuar oxytocin, hormoni përgjegjës për t’i bërë ata të përjetojnë lumturi dhe siguri. Gjidhënia, gjithashtu qetëson nënën dhe stabilizon nivelin e saj të stresit dhe ankthit në një shkallë të shëndetshme.

Mbron gjithashtu foshnjën nga sëmundjet

Shkencëtarët pohojnë se sëmundjet e zakonshme të foshnjave dhe infeksionet si veshi, frymëmarrja dhe infeksionet gastrointestinale, kanë një shans më të ulët të shfaqjes tek fëmijët që ushqehen nga qumështi i nënës. Qumështi i gjirit ka veti mbrojtëse që përgatisin dhe mbrojnë fëmijën nga disa lloje infeksionesh.

I bën fëmijët më të zgjuar

Qumështi i gjirit mund t’i ndihmojë gjithashtu fëmijët, për t’i bërë ata më të zgjuar. Sipas studimeve, sa më shumë të ushqehet me gji një foshnje, veçanërisht në 28 ditët e para pas lindjes, aq më i lartë është ndikimi pozitiv në rritjen dhe zhvillimin e trurit, gjë që rrit aftësitë njohëse dhe inteligjencën e tyre.