MENU
klinika

Ja çfarë duhet të bëjnë qytetarë këtë muaj!

75-vjetori i çlirimit/ Heronjtë rikthehen në Tiranë

02.11.2019 - 11:01

Muaji i festave kombëtare ka filluar dhe atmosfera po ndihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Heronjtë që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist nga sot janë në bulevardin e tyre.

Bashkë me flamurin kuqezi, portretet e luftëtarëve të lirisë që nuk kursyen as jetën e tyre Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto etj, janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, në prag të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve. Gjithashtu, Kryeqyteti ka filluar që të vishet me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi.

Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura dhe emocionuese kur secili prej nesh vendos nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive.