MENU
klinika

"1 në 3 gjyqtarë me pasuri mbi 250 mijë euro"

Ambasada e SHBA flet me shifra dhe paralajmëron sistemin gjyqësor

12.11.2019 - 17:47

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në sistemin gjyqësor.

Përmes një video në “Twitter”, ambasada e SHBA thekson se për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri ka ndihmuar edhe USAID.

Ndërkohë, ndër të tjera në video shkruhet se “A e dini se paga mesatare për një gjyqtar është 1o mijë euro në vit? Megjithatë, një 1 në 3 gjyqtarë deklaruan pasuri me vlerë mbi 250 mijë euro në vit.

Disa deklarojnë disa miliona dollarë”.