MENU
klinika

Çfarë masash janë marrë?

Android ka probleme me sigurinë, mund të preken miliona përdorues

21.11.2019 - 13:48

Është zbuluar një problem serioz në celularët Android që lejon hakerat të infiltrojnë kamerat pa dijeninë e përdoruesve.

Ekspertët e sigurisë zbuluan disa dobësi në dy smartphone të ndryshëm që lejojnë sulmuesit të ndikojnë në miliona celularë duke i kthyer në aparate spiunazhi.

Duke përdorur një aplikacion mashtrues, ekipi ishte në gjendje të rrëmbejë të dhëna nga kamera, mikrofoni, si dhe vendndodhjen GPS.

Problemi është quajtur “CVE-2019-2234” dhe u zbulua nga studiuesit e një firme sigurie.

Me një pajisje të thjeshtë, ata arritën të spiunojnë të dhëna të rëndësishme të përdoruesve. Nuk dihet ende se kur do merren masat për këtë gjetje të fundit.