Kosova do të luajë nesërmbrëma ndeshjen e fundit eliminatore, atë ndaj Anglisë, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në 18:00.
Dardanët nuk kanë shanse për Euro 2020 dhe vendin e tretë e kanë siguruar. Ajo që bie në sy është mikpritja që kanë bërë kosovarët për ekipin anglez.
“Mirë se vini vëllezër”. Ky është baneri i madh, mjaft i dukshëm në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, që iu uron mirëseardhjen “Tre Luanëve”.
Mirënjohja për popullin anglez është e madhe, ajo demonstrohet edhe në këtë mënyrë. Në fushën e blertë, sportivisht, pastaj do të kërkohet fitorja për të dyja palët, por e sigurt është se do të duatrokiten edhe të besuarit e trajnerit Southgate.
Mediet britanike i bëjnë jehonë mikpritjes kosovare, në prag të ndeshjes kualikuese të “Euro 2020”, e vlefshme për grupin A. Tablodi i njohur “The Sun”, edhe përmes fotove domethënëse nga Prishtina, shkruan:
“Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës do të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme që lojtarët dhe tifozët e Anglisë të ndjehen të mirëpritur në Prishtinë.
Vendi i vogël i Ballkanit po planikon të shfaqë imazhe me lulëkuqe në stadium, nesër, në nderim të ushtarëve britanikë. Ushtarët tanë ishin pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që detyroi Serbinë të tërhiqej nga territori kosovar, pas një konikti të hidhur në fund të viteve 1990.
Dhe mbi të gjitha, kombëtarja kosovare ka lejuar që Anglia të qëndrojë në hotelin e saj të preferuar dhe vetë të transferohet në një tjetër.”