MENU
klinika

Bernard Challandes

“Anglia, një skenë e madhe për Kosovën”

24.03.2019 - 15:37

Kosova vijon të mbetet në qendër të vëmendjes sa i përket futbollit, kjo nisur nga rezultatet mbresëlënëse në ndeshjet e fundit, ku së fundmi barazoi 2-2 me Danimarkën.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, duke folur për UEFA.com, është entuziast për ekipin që drejton, teksa do të përballet edhe me Anglinë, që është një skenë e madhe.

Kosova e nis të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” fushatën e parë të saj kualifikuese për Kampionat Evropian, ndaje Bullgarisë në Grupin A, në të cilin bëjnë pjesë edhe Anglia, Republika e Çekisë dhe Mali i Zi.

“Nga njëra anë, jam i kënaqur, sepse jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve më të forta, me reputacion më të mirë: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria.

Këto janë vende të forta të futbollit, të njohura në të gjithë Evropën dhe jam i lumtur që Kosova do të luajë në të njëjtin nivel me këto skuadra.

Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm se, me suksesin që kemi pasur deri më tani, Federata, tifozët në përgjithësi, ose mediat, janë duke u marrë seriozisht me këtë.

Kjo është diçka që vlen edhe për lojtarët, unë shpresoj se nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt por ne duhet të mësohemi edhe të humbasim, dhe të marrim veten përsëri më pas dhe të merremi me pikat e dobëta.

Gjërat kanë qenë shumë të mira deri më tani për Kosovën. Tani ne jemi ngjitur në një divizion në Ligën e Kombeve dhe ne duhet të merremi me këtë dhe të bëjmë më të mirën”, – u shpreh ndër të tjera Challandes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN