Apple ka lëshuar iOS 13.2.2 për iPhone, i cili korrigjon një problem me menaxhimin e memories RAM dhe probleme të tjera në performancën e përgjithshme.
Mund ta instaloni këtë version direkt nga iPhone, nëpërmjet funksionit OTA, nga Settings > General > Software Update.
Risitë që sjell iOS 13.2.2:
Zgjidh një problem që mund të shkaktonte mbylljen e papritur të aplikacioneve në prapavijë.
Zgjidh një problem që shkaktonte shkëputjen e përkohshme të iPhone nga një lidhje interneti gjatë një telefonate.
Zgjidh një problem me internetin që ndonjëherë figuronte i padisponueshëm.
Zgjidh një problem me shërbimin Single Sign-On në Safari.
Zgjidh një problem me rimbushjen nëpërmjet aksesorëve YubiKey.