MENU
klinika

"Ja pse zgjodha..."

Arbana Osmani tregon sekretin e ‘shëtitjes’ së librit në çdo vend ku ka shqiptarë

18.11.2019 - 16:58
Panairi i Librit është eventi më i rëndësishëm i vitit për librin dhe mbledh botimet më të rëndësishme të autorëve shqiptarë e të huaj, në një ambient të vetëm dhe i ofron lexuesit mundësinë për të gjetur një shumëllojshmëri veprash.

Një nga librat më të përfolur e gjithashtu më të suksesshëm të këtij panairi ka qenë edhe “Receta për 5 minuta” i moderatores Arbana Osmani. Moderatorja thotë se libri do të jetë shumë shpejt edhe në Kosovë.

Jam e lumtur për faktin që panairi më ka dhënë mundësinë të takoj shumë njerëz që më ndjekin prej vitesh dhe kanë pëlqyer librin e parë dhe kanë ardhur të blejnë dhe librin e dytë. Ka qenë një 5 ditësh fantastik.

Fakti që je një personazh publik, mendon se të ndihmon në shitjen e librit?

“Fakti që jam personazh publik të ndihmon, por më shumë për librin e parë, i cili ishte surprizë edhe për mua për faktin që u prit shumë mirë. Për librin e dytë vijnë më shumë pasi i kanë pëlqyer recetat e librit të parë.”

Bëjmë dot një bilanc se cili libër i yti ka shitur më shumë?

Nuk di të them cili nga librat ishte më  i suksesshmi, pasi nuk kam bilanc aktual të shitjeve të tyre. Librin do ta dërgoj në Kosovë dhe vende ku ka shqiptarë, pasi e kërkojnë. Edhe pse jam e zënë edhe me emisionin pasi “Dua të të bëj të lumtur” pritet të fillojë së shpejti, kam dhënë fjalën dhe do ta mbaj. Do marr dhe Jonin me vete”, është shprehur moderatorja.