MENU
klinika

U akuzua si pjesë e grupit “Bajri”

Armir Grima rikthehet te Kombëtarja e femrave

04.11.2019 - 13:24

Armir Grima rikthehet në krye të Kombëtares së femrave, duke lënë pas periudhën e vështirë, kur ishte nën hetim si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, por që mori pafajsinë nga Gjykata.

“Falënderoj FSHF për besimin tek unë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë e jetës sime, por jeta vazhdon dhe më duhet të shoh përpara. Falenderoj miqtë, shokët dhe të gjithë ata që më mbështetën në momentin e vështirë” – u shpreh Grima.

Shqipëria e femrave ka një ndeshje mjaft të vështirë kundër Skocisë në “Elbasan Arena”, aty ku do të provojë të marrë një rezultat pozitiv.

Kështu, në prag të ndeshjes trajneri Grima ka publikuar listën me futbollistet e grumbulluara, ku do të tentojë të marrë maksimumin nga kjo ndeshej mjaft e vështirë.

Takimi mes Shqipërisë dhe Skocisë do të luhet në datën 8 nëntor, ku në ndeshjen e parë u mundëm me goleadë. Sa i përket listës, 8 futbolliste janë nga Vllaznia, teksa 5 vijnë nga kampionati i Kosovës.

Në këtë listë, nuk mungojnë as futbollistet nga ligat e huaja teksa sërish pjesë e listës është Megi Doçi, autorja e qindra golave në kampionatin shqiptar me Vllazninë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U akuzua si pjesë e grupit “Bajri”

Ish-trajneri kuqezi shpallet i pafajshëm