Pak e habitshme në fakt, por gjithsesi, ai është vetëm 13 vjeç dhe me kalimin e kohës mund të bëjë zgjedhje të tjera.
Rocco Vata, i biri i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka zgjedhur të përfaqësojë Irlandën dhe jo Shqipërinë apo Skocinë, në këtë të fundit ka lindur dhe po rritet me ekipin e Celtic, ashtu si ati.
Rocco vetëm pak ditë më parë lidhi kontratë 5-vjeçare me klubin e Celtic, por djaloshit i ka mbërritur ditët e fundit ftesa për të përfaqësuar Irlandën në arenën ndërkombëtare me kombëtaren U-15.
Talenti që mban mbi shpinë një mbiemër të rëndë pritet të aktivizohet në dy takimet miqësore ndaj Polonisë, që do të luhen më datë 19 dhe 21 nëntor.
Shpresojmë që në të ardhmen djaloshi të zgjedhë ngjyrat kuqezi, pse jo, të jetë edhe më i mirë se i ati. E ardhmja flet për të dhe me siguri edhe FSHF do të interesohet për talentin shqiptar që po rritet në Skoci.