MENU
klinika

I biri i Rudi Vatës

“Bëmë baba, të të ngjaj”, Rocco Vata te Celtic

29.10.2019 - 17:47

Mbiemri Vata po dëgjohet sërish te Celtic. Me këtë skuadër të njohur skoceze tani është Roko, djali i ish-futbollistit Rudi Vata. Rocco po ecën në gjurmët e babait të tij, ish-futbollistit Rudi Vata.

Ai është pjesë e Celtic dhe sapo ka firmosur një marrëveshje 5-vjeçare me Akademinë e klubit të njohur skocez. Mediat publikuan lajmin dhe fotot ku Rocco shfaqet me Rudin, duke mbajtur fanellën bardhejeshile.

Djaloshi është pjesë e U-14 të Celtic dhe i duhet ende kohë për të arritur te skuadra e parë ku babai i tij luajti në vitet 90’. Rocco po bie në sy edhe për mënyrën se si i shënon golat me moshat e skuadrës legjendare.

Babai i tij, Rudi la shenjë në kampionatin skocez ku u aktivizua për 4 sezone, duke i realizuar edhe rivalit të përjetshëm Rangers. Mesa duket, tradita do të vazhdojë dhe do të shohim një tjetër Vata me këtë fanellë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN