Për një kohë të gjatë, Audi është duke punuar në një version të ri të modelit RS, me që cilin do rivalizonte me BMW X6 M.

Duke pasur parasysh rivalin e fuqishëm, dihej se ky duhej të ishte një SUV i fuqishëm, me shpejtësi të lartë dhe dukje të mirë.

Si dukjen ashtu edhe fuqinë që e ka RS Q8, Audi i ka mbajtur fshehur, ndërsa ka shënuar me këtë makinë rekord shpejtësie në Nurburgring të Gjermanisë.

Megjithëse ende nuk është prezantuar zyrtarisht, kjo makinë e ka kaluar shtegun Gereen Hill për shtatë minuta e 42.2 sekonda, afro shtatë sekonda më shpejtë se Mercedes-AMG GLC 63 S, që e mbante rekordin deri më tani.

Në timonin e këtij Audi, ishte Frank Stippler, njohës i mirë i këtij shtegu, si dhe një shofer që teston makinat të reja për shpejtësi të lartë.

Kjo makinë që vazhdon të ketë shtresa kamuflazhi, do të prezantohet më 20 nëntor, ndërsa pos shpejtësisë pritet të ketë edhe specifika tjera shumë të mira.