MENU
klinika

Çfarë tregohet në videon e Metës?

Avionët amerikanë ulen në bazën ajrore të Kuçovës

16.11.2019 - 13:10

Ulja e parë në 20 vite e avionëve me të tilla përmasa në bazën ajrore të Kuçovës.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook, postimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që tregon se dy avionë amerikanë kanë fluturuar në hapësirën ajrore shqiptare dhe kanë përdorur bazat e Rinasit dhe Kuçovës.

Postimi i ministres Xhaçka

Forcat Speciale shqiptare treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë. Për më shumë se 1 javë, dy avionë “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane fluturuan në hapësirën ajrore shqiptare dhe përdorën bazat e Rinasit dhe Kuçovës, duke shënuar te kjo e fundit, uljen e parë në 20 vite të avionëve me të tilla përmasa.

Kreu i Shtetit i cili është edhe komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura.