MENU
klinika

Katër objektivat kryesorë

Banka e Shqipërisë miraton buxhetin 2020

28.11.2019 - 13:38

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi buxhetin për vitin 2020 dhe buxhetin orientues afatmesëm për vitet 2021-2022.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, buxheti bazohet në situatën aktuale në tregjet ndërkombëtare, zhvillimet e tregut të brendshëm, planin e shpenzimeve kapitale miratuar në Komitetin e Shpenzimeve Kapitale, si dhe reflekton kryerjen e shpenzimeve të nevojshme operative për miradministrimin e aseteve dhe për burimet njerëzore.

Objektivat kryesorë në hartimin e buxhetit të vitit 2020 dhe atij orientues afatmesëm për periudhën 2021-2022 janë:

-Funksionimi dhe vijimësia normale e aktivitetit të BSH-së për përmbushjen e funksioneve ligjore të saj;

-Ruajtja e kapaciteteve të burimeve njerëzore, racionalizimi i strukturës organizative, menaxhimi dhe promovimi në karrierë i kapaciteteve njerëzore për një organizim strukturor përgjegjës dhe fleksibël;

-Ruajtja dhe përmirësimi i cilësisë së kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim, rritja e eficiencës në administrimin e parasë si dhe fushata e promovimit dhe prezantimit të kartëmonedhave të reja;

-Përmirësimi i kushteve të punës dhe përditësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe sistemeve të sigurisë, në mbështetje të aktivitetit të Bankës.

Gjithashtu, në mbledhjen e të mërkurës, Këshilli Mbikëqyrës miratoi strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2020-2022.

Ky dokument është një përditësim i Strategjisë 2019-2021, përmes të cilit zgjatet afati i zbatimit dhe përcaktohen objektivat kryesorë për periudhën afatmesme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë pritet të ndodhë me ekonominë?

Ligjet miratojnë projekt-buxhetin 2020