MENU
klinika

Champions, ndeshjet e parafundit në grupe

Barça e zgjidh me lehtësi, Inter ia del ndaj Slavias

27.11.2019 - 22:59

Kanë përfunduar ndeshjet e parafundit në grupe dhe shumë skuadra kanë mësuar tashmë fatin e tyre. Barcelona ka bërë detyrën në shtëpi ndaj Dortmundit, duke fituar 3-1, ndërsa Inter ia del në Pragë, 1-3.

Katalanasit shënuan dy gola në pjesën e parë. Suarez shënoi golin e parë, ndërsa Messi dyfishoi rezultatin pas një aksioni model. Në të dytën, Griezmann realizoi golin e tretë pas pasimit të artë të Messit.

Goli i Sanchos për miqtë thjesht sa ngushtoi në 3-1, pasi Dortmund nuk pati më fuqi. Barcelona kualifikohet si e para në grup, ndërsa Inter merr vendin e dytë. Në fundit Inter pret Barcelonën.

Interi fiton 3-1 në Pragë dhe tashmë kualikimi në grup afron. Vendosin dyshja Martinez-Lukaku, duke realizuar 3 gola. Lautaro Martinez ka qenë i papërmbajtshëm dhe një “dem” i vërtetë!

Pas frikës së 1-1 që mund të mbyllte llogaritë, ka ardhur suksesi i merituar. Për Martinez, dy gola në këtë ndeshje. Formë fantastike e sulmuesit argjentinas,i cili barazohet me Eto’o dhe Vieri, të vetmit në historinë zikaltër që kishin shënuar në 4 ndeshje radhazi në Champions.

Napoli ka arritur t’i marrë një pikë shumë të rëndësishme Liverpool në Angli, duke qenë pranë kualifikimit, edhe pse të dy ekipet nuk kanë të sigurt asgjë dhe do të duhet ta arrijnë në ndeshjet e fundit të cilat do të përcaktojnë edhe kush do të mbajë vendin e parë në grup, sepse Salzburg fitoi 3-0 ndaj Genk.

Ajax, ashtu sic pritej, ka mposhtur Lille në transfertë, me rezultatin 0-2. Gjigantët holandezë marrin kreun e grupit. Leipzig ka barazuar në limite 2-2 ndaj Benfica-s, një pikë që e mban në krye ekipin gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e parafundit në grupe

Spektakël në Madrid, Bayern luan “tenis”

Champions, ndeshjet e parafundit në grupe

Chelsea “shpëton” në Valencia, Zenit mposht Lyon