MENU
klinika

Champions, ndeshjet e parafundit në grupe

Chelsea “shpëton” në Valencia, Zenit mposht Lyon

27.11.2019 - 20:56

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e para të mbrëmbjes së sotme në Champions League. Valencia-Chelsea mbaroi 2-2, ndërsa Zenit-Lyon 2-0.

Valencia ka flirtuar me fitoren, por nuk ia ka dalë dot. Vendasit kaluan të parët në avantazh në 40’ me Soler. Por një minutë më pas Kovacic barazon shifrat dhe 1-1 mbyllet pjesa e parë.

Në të dytën ka pasur luftë të fortë sportive. Por Chelsea do të shënonte pas një goli të dyshimtë të akorduar nga VAR në 50’. Pulisic shtyu topin në rrjetë.

Në 65’ ka penallti për spanjollët, por Parejo gabon, portieri mik e pret gjuajtjen e tij. Gjithsesi, në 82’ Ëass barazon shifrat. Pas 7 minutash shtesë të cmendura, me 3-4 raste për secilin ekip, mbyllet 2-2.

Ndërsa ndeshja tjetër mbyllet me fitoren e rusëve. Zenit shënoi nga një gol për secilën pjesë loje dhe tashmë ka shanse për kualifikim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions, ndeshjet e parafundit në grupe

Spektakël në Madrid, Bayern luan “tenis”