MENU
klinika

Pas takimit në Elbasan

Basha: Në fund të rrugëtimit me rininë, një platformë me zgjidhje konkrete

04.11.2019 - 22:10

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaron se në fund të rrugëtimit me rininë, PD do të ofrojë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do t’i japin arsye të rinjve të mos e braktisin vendin.

Në një mesazh në “Facebook” pas takimit në Elbasan, Basha shkruan se rinia është investimi më i madh që do na kthehet në të ardhmen.
Basha Elbasan 11

“Nisëm sot plot energji nga Elbasani ‘Rrugëtimin për Shqipërinë’ bashkë me të rinjtë e këtij qyteti.

Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe e imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Në fund të rrugëtimit me rininë, do të ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do ti japin atyre arsye për të mos e braktisur më vendin, por për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri.”, shkruan Basha.