MENU
klinika

"Skema e qeverisjes me krimin"

Basha pas vendimit të KQZ: Kajmaku, fytyra e Ramës!

01.11.2019 - 13:14

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hequr mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Basha tha se Kajmaku është fytyra e Edi Ramës dhe rasti i tij vërtetoi edhe njëherë se Rama qeveris me krimin.

Basha përsëriti sërish kërkesën për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri kujdestare për t’i kthyer pushtetin popullit.

“Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është fytyra e radhës se me kë qeveris ai.

Ai nuk qeveris dot pa persona të inkriminuar. Është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vend qeverisen nga krimi.

Tani janë të gjitha provat se kjo ka qenë një skemë e Edi Ramës për të qeverisë me krimin. Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë pushtetin popullit, me një qeveri kujdestare, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, u shpreh Basha.