MENU
klinika

"Humb fëmijën e dytë, pas abortit spontan"

Bashkëshortja e aktorit të njohur rrëfen dhimbjen e një nëne

12.11.2019 - 17:17

Gruaja e Alec Baldwin, Hilaria ka pësuar një abort në muajin e katërt të shtatzënisë.

35-vjeçarja e dha vetë lajmin e trishtë nëpërmjet një postimi në Instagram të hënën, vetëm disa orë pasi ajo shkoi për të bërë një eko shtatzënie.

Hilaria dhe burri i saj 61-vjeçar, të cilët kanë katër fëmijë së bashku, ishin në pritje të një vajze.

Por gjërat nuk shkuan si duhej! Lajmi shkatërrues vjen vetëm shtatë muaj pasi Hilaria pësoi një tjetër abort në prill.

“Ne jemi shumë të trishtuar t’ju themi që sot mësuam se fëmija ynë ndërroi jetë në muajin e katërt të shtatzënisë”, shkruante Hilaria në postimin e saj.

Ne gjithashtu dëshirojmë që ju ta dini se edhe pse nuk jemi mirë tani, do të bëhemi. Ne jemi aq me fat që kemi 4 fëmijët tonë të shëndetshëm – dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë”.

“Jam vërtet e shkatërruar tani … Nuk e prisja këtë kur shkova bëra ekon sot. Nuk di çfarë të them tjetër”.

Postimi i saj tragjik përfshin një video ku ajo shfaqej e shtrirë në shtrat duke u ngushëlluar nga vajza e saj 6-vjeçare Carmen menjëherë pasi i tregoi asaj lajmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humba një fëmijë kur isha...

Pink rrëfen historinë e dhimbshme